Kurti: Ne jemi të gatshëm për dialog, varet kur na fton Brukseli

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje të Brukselit për takimin e radhës për dialogun me Serbinë.

Kurti u shpreh se janë të përkushtuar për dialog parimor drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.

“Sa i përket takimeve të mundshme në Bruksel, ne jemi të përkushtuar për dialog të balancuar, parimor drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila e ka në qendër njohjen reciproke dhe ne jemi përherë konstruktiv. Varet nga lehtësuesi apo ndërmjetësuesi, Brukseli se kur do të jetë takimi i radhës por gatishmëria jonë nuk do të mungojë asnjëherë”, tha ai.

Ndërkaq për zgjedhjen e kryeprokurorit Kurti theksoi se nuk do të ngutet pasi që kërkohet një prokurori aktive.

“Na nevojitet një prokuror aktiv për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, dhe atë në nivel të lartë”, shtoi Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...