Shpenzimet marramendëse të deputetëve për derivate, flet kryeministri Kurti

PUBLIKUAR

Kryeministri Kurti në një konferencë për media pas miratimit të masave të reja të qeverisë kundër pandemisë ka folur edhe për publikimin e listave të deputetëve që kanë shpenzuar për derivate në muajin nëntor dhe dhjetor ku prijnë deputetët e VV-së, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se e kupton indinjatën e qytetarëve por e konsideron të padrejtë që të piketohet vetëm ndonjë deputet.

“Shefja e GP të VV-së ka dhënë njoftim për këtë çështje duke njoftuar se deputetët tanë do të tërhiqen vullnetarisht poashtu ka kërkuar nga kryesia rishikimin e këtij vendimi për kompenzim. Unë e kuptoj se këto praktika kanë qenë nga praktikat e kaluara unë e kuptoj indinjatën e qytetarëve por e konsideroj të padrejtë piketimin e ndonjë deputeti të veçantë kur vendimi është mbi një dekadë tashmë”, tha Kurti.

Tutje ai u shpreh se qytetarët me të drejtë presin më shumë e më mirë nga deputetët e zgjedhur.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...