Kapet shqiptari duke kontrabanduar 14 afganë në Kosovë

PUBLIKUAR

Njësitë policore dhe të Doganës kanë hasur në pikën e Hanit të Elezit një kamion i cili ishte i mbushur me 14 migrantë afganë, shkruan IndeksOnline.

Kamioni po drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

“SPK Hani i Elezit 03.02.2022 – 17:00. Si rezultat i veprimeve të njësiteve policore dhe atyre të doganës së Kosovës në një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë, kanë gjetur 14 migrantë (6 fëmijë dhe 8 të moshës madhore)  shtetas afgan, në mesin e tyre edhe një grua të cilës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...