Remi: Bandat kriminale janë të përfshira edhe në procesin e privatizimit (Foto)

PUBLIKUAR

Ish- deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa- Remi ka reaguar ndaj procesit të privatizimit. Sipas tij, bandat kriminale janë ato që faktikisht kanë po kontrollojnë çdo sistem.

Këtë koment Remi e ka bërë në një postim të gazetarit Mefail Bajqinovci, i cili kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që të publikohen emrat e të gjithë atyre që blenë prona në procesin e privatizimit, raporton Gazeta Blic.

“Kadri Veseli duhet t’i publikojē emrat e blerësve të 1286 pronave e jo vetëm 200 uzurpatorëve.
Te kuptojmë emrat e atyre që kanë blerë toka me nga 500 ose 1000 hektar nga AKP-ja.
Ligji pë AKP-në nuk e ndalon publikimin e emrave të blerësve andaj pse të mospublikohen,këtë e tha edhe Zv.Shefi i AKP-së në emisionin “Puls” KTV”, ky postimi i Mefail Bajqinovcit, që e nxiti reagimin e Remit.

Remi pavarësisht kritikave, tha që shpreson se përfundimisht do të fitoj e mbara, raporton Gazeta Blic.

“Këtu mu në privatizimin e pronave dhe aseteve të shtetit është e gjithê mjegulla, ku bandat kriminale kanë ndërtuar me intelegjenc mekanizmin e sundimit të politikave dhe gjithë sektorve me rëndësi për shtetin…

Unë besoj se po përfundon fshehja e bandave dhe do të fitoj e mbara..!!”, ka shkruar Remi, duke komentuar shënimin e Bajqinovcit.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin për ish-krerëve të UÇK-së në përfundim e sipër

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha se po shkruhet deklarata e...

Haradinaj: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, kuvendi t’i bashkohet zërit të qytetarëve

  Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pak para nisjes së seancës së kuvendit,...

Vonohet seanca e kuvendit, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë

Kanë kaluar rreth 30 minuta nga koha kur ishte paraparë të niste seanca plenare...