Betisi e “shkel” Sociedadin e Januzajt, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

PUBLIKUAR

Real Betis është gjysmëfinalisti i radhës në Copa del Rey. Ata triumfuan bindshëm ndaj Real Sociedadit në udhëtim me rezultat 0:4.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 12-të të ndeshjes, kur Juanmi realizoi, shkruan Gazeta Express.

Ishte minuta e 39-të kur Adnan Januzaj realizoi një gol të bukur, megjithatë ai u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Më pas, Real Betisi në pjesën e dytë realizoi edhe plot tri herë. Fillimisht përmes Juanmit në minutën e 57-të.

Ëillian Jose e shënoi golin e tretë në minutën e 83-të, kurse katër minuta më vonë Ruibal realizoi për 0:4.

Adnan Januzaj luajti 73 minuta në këtë takim, por nuk pati ndonjë impakt.

Kështu, Real Betisi kalon në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...