Këto janë masat e reja që do të hyjnë në fuqi të shtunën

PUBLIKUAR

Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar.

Masat e rekomanduara do t’i propozohen nesër qeverisë dhe do të hyjnë të shtunën në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.

Ai tha se ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00.

Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Qta që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.

Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme.

Fitneset do të hapen .

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

Ministri Latifi tha se nëse është e nevojshme mund të ketë përsëri shtrëngim të masave, transmeton lajmi.net.

Ndryshe Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për të bërë vlerësimin e situatës epidemiologjikë dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Me këtë rast në këtë mbledhje është rekomanduar që ora policore të rikthehet nga ora 00:00, deri në ora 05:00, siç ishte para disa javëve.

Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Aty është rekomanduar që ora policore shtyhet nga 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa Gastronomia është propozuar që të punojë deri në ora 23:00.Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi para gazetarëve.Këto rekomandime pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës më 4 shkurt.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...