Mauro Icardi mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Fitorentinës, pasi sot ai nuk u stërvitë me skuadrën shkaku i dhimbjeve në bark.
Argjentinasi që ka shënuar 10 gola në 21 paraqitje këtë kampionat, po mund të mungojë në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën në Artemio Franchi.
Nerazzurrët kanë njoftuar përmes Twitterit, se Icardi ka probleme dhe ka munguar në stërvitjen e sotme.
Nuk është qartësuar nëse 22 vjeçari do të kthehet në stërvitje ditëve të ardhme.
Interit nuk është në formën e fillimit të sezonit, ndërsa ishte pikërisht Fiorentina që ia kishte shkaktuar humbjen e parë me rezultat 4-1. /Telegrafi/


