Shpend Ahmeti, (nuk) është kandidat i opozitës për kryeministër?!

PUBLIKUAR

Në kuadër të përgatitjeve të opozitës së bashkuar për të shkuar në zgjedhje, është diskutuar edhe mundësia që kësaj liste t’i prijë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Telegrafi mëson së liderët e partive opozitare kanë diskutuar që kandidat për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme (të parakohshme) – të cilat priten të mbahen brenda këtij viti, të jetë nënkryetari i LVV-së.

Kjo për arsye të ndikimit dhe pranueshmërisë më të madhe që e ka Ahmeti si te opozita ashtu te pushteti, por njëkohësisht edhe të pjesa e ndërkombëtarëve.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Frashër Kransiqi, ka thënë për Telegrafin se nuk ka pas diskutim për një propozim të tillë brenda opozitës.

Sipas tij, “deri tash opozita nuk është marrë me çështjen e listës së përbashkët dhe nominimeve, dhe kjo temë nuk është hapur asnjëherë”.

Ndryshe, partitë e opozitës së bashkuar kanë theksuar se janë të gatshme që të hyjnë më një listë zgjedhorë në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen shumë shpejt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...