Cavani drejt River Plates

PUBLIKUAR

Sulmuesi uruguaian mund t’i japë fund eksperiencës evropiane, atë e do klubi argjentinas në verë

Edinson Cavani mund t’i japë fund eksperiencës evropiane në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi uruguaian ka marrë ofertë nga Amerika e Jugut.

Mediat italiane raportojnë se veteranin e sulmit e do River Plate.

Klubi argjentinas synon ta marrë “El Matadorin” në vend të Alvarezit në muajin korrik, shkruan “Gazeta Express”.

Por, ende nuk ka asgjë të konfirmuar rreth këtij interesimi.

Ish-futbollisti i Palermos dhe Paris Saint-Germainit do të qëndrojë në Manchester United deri në fund të sezonit.

Më pas do t’i skadojë kontrata dhe do ta zgjedhë klubin e ri.

Nuk përjashtohet mundësia që përfaqësuesi uruguaian të përfundojë në La Liga.

Madje, gjatë janarit spekulohej se sulmuesi i rrezikshëm mund të përfundonte në Barcelonë.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...