Ish-ylli i Juventusit tallet me Ibrahimovicin dhe tifozin e Milanit

PUBLIKUAR

Alessandro Matri, ish-sulmuesi i Juventusit, është tallur me Zlatan Ibrahimovicin dhe një tifoz të Milanit në rrjetet sociale.

Matri, i cili ka luajtur edhe për Milanin, e shpërndau një mesazh mirënjohës për konkurrencën e Festivalit të Muzikës Sanremo, Elisa, duke pyetur: “A po garon ajo vërtet kundër të tjerëve?”

Kjo e nxiti një reagimi nga një tifoz i Milanit.

“Epo, Ibrahimovici luan në ligën e njëjtë që ju luanit dikur”, tha tifozi.

Matri nuk humbi kohë dhe iu përgjigj: “Paramendoje, ai madje e humbi titullin në Serie A kundër meje”.

Ish-sulmuesi italian iu referua sezonit 2011/12 kur Juventusi i Antonio Contes e fitoi titullin e parë në Serie A pas epokës së Calciopolit.

Atë vit, Massimiliano Allegri ishte trajner i Milanit dhe Ibrahimovici ishte ndër yjet e kuqezinjve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...