Ambasadori britanik: Më vjen mirë që Kuvendi e largoi deputetin e dënuar për krime lufte

PUBLIKUAR

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, duke folur për largimin nga Kuvendi të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka theksuar se i vjen mirë që ka ndodhur kjo gjë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se i vjen mirë që më në fund, Kuvendi e largoi një nga deputetët e dënuar për krime lufte.

“As Kuvendi, as zyra publike, e as liria nuk janë vendi i duhur për njerëzit e dënuar për krime të rënda. Vendi i duhur është burgu”, ka shkruar O’Conell. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...