Neymari po përgatitet për Real Madridin

PUBLIKUAR

Neymari është duke u përgatitur çdo ditë me intensitet të shtuar, me synim që t’ia dalë të jetë i gatshëm për përballjen e Paris Saint-Germainit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve këtë muaj.

Sulmuesi brazilian pësoi lëndim në nyje gjatë fitores së PSG-së 3:1 kundër Saint-Etienne në fund të nëntorit dhe në atë kohë mjekët e klubit thanë se ai do të mungonte rreth tetë javë, raporton Gazeta Express.

29-vjeçaqri i nisi përgatitet i veçuar në fushë javën e kaluar, kryesisht vrapime dhe tani ka filluar të stërvitë pjesërisht me ekipin.

PSG-ja do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë të rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve më 15 shkurt në Paris.

Neymari mori pjesë në ngrohje me bashkëlojtarë para stërvitjes së PSG-së të mërkurën dhe sipas L’Equipe, testet mjekësore që iu bënë atij të hënën dhanë dritën e gjelbër për kthimin e tij në fushë së shpejti.

Braziliani do të vazhdojë të stërvit i veçuar me një trajner fizik dhe dalëngadalë do t’i bashkohet ekipit në stërvitje grupore.

Në PSG janë optimistë që ai do t’ia dalë të riaftësohet në kohë për ballafaqimin me Madridin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...