Mustafa takoi ish-anëtarët e Vetëvendosjes

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Organizatës “Fraksion +”, Ajnishahe Halimi, Fatos Aliu dhe Arben Gecaj, ish-anëtar të Vetëvendosjes.

Në njoftim thuhet se Mustafa i njoftoi për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimet euroatlantike.

Kryeministri Isa Mustafa i njoftoi në detaje për marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke shprehur përkushtimin për adresimin e mëtejmë të këtyre dy çështjeve në përputhje me vendimet e institucioneve kompetente dhe në mbrojtje të plotë të interesave madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

“Kryeministri Mustafa shprehu vendosmërinë e Qeverisë për të avancuar proceset demokratike, duke u bazuar në legjitimitetin dhe legalitetin e plotë institucional, me vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhje si dhe me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e Organizatës “Fraksion +”, Ajnishahe Halimi, Fatos Aliu dhe Arben Gecaj, folën për zhvillimet aktuale në vend, duke apeluar që të gjitha çështjet e interesit nacional në Kosovë të zgjidhen përmes dialogut ndërmjet subjekteve politike në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Ata vlerësuan se rruga institucionale dhe dialogu i hapur dhe demokratik janë alternativa e vetme, duke theksuar se nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë që temat e rëndësishme për vendin të shfrytëzohen si pretekste për pushtet, duke mos kursyer edhe përdorimin e mjeteve të dhunës”, bëhet e ditur në kumtesë.

Lidhur me zhvillimet e fundit, ata thanë se duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës dhe tendencave për të quar vendin në gjakderdhje dhe se dialogu transparent i brendshëm dhe ai i jashtëm janë të paevitueshme.

Gjatë takimit, ishte konkluzion i përbashkët se protestat e dhunshme dëmtojnë zhvillimet demokratike dhe tërë proceset tjera në Republikën e Kosovës dhe se ato nuk sjellin zgjidhje për shqetësimet reale të qytetarëve të vendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...