Një njësi e Termocentralit Kosova A jashtë funksionit, Kurti tregon ku është problemi

PUBLIKUAR

Njësia A3 e Termocentralit Kosova A, nga 28 janari është jashtë operimit për shkak të servisimit të tij të rregullt, shkruan Gazeta Express.

Për këtë çështje është deklaruar sot edhe kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kurti tha se nga informacionet që ka nuk bëhet fjalë për ndonjë prishje në këtë njësi të Termocentralit Kosova A, por për një riparim.

E ky riparim sipas Kurtit mund të zgjas deri në 71 ditë.

“Informacionet që i kam marrë unë është se riparimi i këtillë nuk është i paparashikueshëm. Nuk bëhet fjalë për ndonjë avari në termocentralin ‘Kosova A’, por bëhet fjalë për një riparim i cili edhe ashtu ka qenë në kalendarin e riparimeve. Konkretisht Termocentrali Kosova A diku 71 ditë së paku duhet të ketë riparime gjatë vitit, teksa Termocentrali Kosova B 54 ditë”, ka thënë ai.

Ndërkaq zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli pati konfirmuar më parë për Express se sipas planit kjo njësi pritet të kthehet në operim me 27 shkurt 2022.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se nga sonte në ora 24:00 dt. 28.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A do të nxjerret nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022 ora 24:00”, pati thënë ai për Express.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...