Aubameyang: Barcelona është ndër klubet më të mëdha në botë, jam këtu për t’i ndihmuar

PUBLIKUAR

Pierre-Emerick Aubameyang ndihet i nderuar që është pjesë e njëri prej klubeve, siç e quajti ai, më të mira në botë në Barcelonë, pasi u prezantua zyrtarisht si lojtar i Barçës të mërkurën.

Aubameyang nënshkroi marrëveshje me Barçën deri në vitin 2025 dhe e ka një klauzolë lirimi në vlerë 100 milionë euro, raporton Gazeta Express.

Ai iu bashkua gjigantit katalonas si lojtar i lirë, pasi e kishte shkëputur marrëveshjen me Arsenalin.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të jem në fushë. Ishte një ditë e gjatë, por në fund jam këtu”, tha Aubameyang për uebsajtin e klubit.

“Mendoj se Barcelona është njëri prej klubeve më të mëdha në botë dhe jam i nderuar që jam këtu. Unë kam përvojë. Kam luajtur në Francë, Gjermani dhe Angli. Jam këtu për të ndihmuar dhe të jap gjithçka nga vetja”, shtoi ai.

Aubameyang është regjistruar në La Liga, prandaj ai mund të debutojë për Barcelonën të dielën në derbi kundër Atletico Madridit në Camp Nou. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...