Nënkryetarja e re e Prishtinës është kushërirë e Ritës, mediat angleze kanë shkruar se ato nuk flasin mes vete

PUBLIKUAR

Donjeta Sahatçiu është emëruar sot nënkryetare e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Emërimi i saj në këtë pozitë është bërë i ditur nga nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, në një konferencë për media.

Sahatçiu është kushërirë e afërt e këngëtares me famë botërore Rita Ora.

Por ajo që u vu re është se nënkryetarja Sahatçiu nuk ka llogari në Facebook dhe Instagram me emrin e saj, prandaj nuk u pa nëse Rita dhe Donjeta e “ndjekin” njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Në një intervistë të vitit 2016 dhënë për “Daily Mail”, motra e Donjetës, Dorotea, kishte rrëfyer problemet e saj që kishte për të arritur t’i afrohej këngëtares Rita Ora në edicionin e vitit 2015 të “X Factor” në Britani të Madhe.

“Daily Mail” shkruante se Rita, që tani është sensacion dhe një milionere, ndërsa kushërirat e saj Dorotea e Donjeta jetojnë akoma në një “territor kontrovers politik në Ballkan”.

Por pas këtyre shkrimeve pati reaguar nëna e këngëtares, Vera.

Asokohe përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kështu duke thënë se : “Dorotea Sahatçiu: Ti ndoshta nuk e di për këtë por ti apo kushdo tjetër nuk duhet të jap intervistë pa pyetur, sepse gazetarët dinë të jenë edhe hileqarë ndërsa ti gjithashtu praktikisht nuk e njeh Ritën” pati shkruar ajo. /Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...