Puma dhe Nike shtyhen për Haalandin

PUBLIKUAR

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland është i shumëkërkuar sot, por vetëm nga klubet e futbollit, por edhe nga kompanitë e famshme të veshmbathjeve, të cilat po shtyhen për joshur atë t’i reklamojë prodhimet e tyre.

Dy kompanitë e famshme Puma dhe Nike janë duke luftuar për të nënshkruar marrëveshje me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, raporton Gazeta Express.

21-vjeçari është pjesë e Nikes që një kohë të gjatë, por marrëveshja e tij e deritanishme i skadoi në janar.

Duke qenë se Haaland nuk ka arritur marrëveshje të re me Nike, rivalët e saj kanë filluar të shpresojnë për të lidhur bashkëpunim me të.

Raportohet se Nike dhe Puma kanë përgatitur ofertë në vlerë prej 50 milionë eurove për Haalandin, sipas të cilës ai do t’i veshte dhe reklamonte produktet e tyre në pesë vitet e ardhshme.

Këto kompani janë në bisedime me menaxherin e Haalandin, Mino Raiola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...