Mori dy çanta të huaja në Aeroportin e Vjenës, kapet në Aeroportin e Prishtinës

PUBLIKUAR

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është arrestuar një grua shqiptare me shtetësi austriake, e cila dyshohet se ka marrë dy çanta të huaja në Aeroportin e Vjenës, raporton Express.

Sipas raportit 24 orësh, e dyshuara është identifikuar nga autoritet me të arritur në aeroport, pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet austriake.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 01.02.2022 – 19:30. Zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën femër Shqiptare me shtetësi Austriake, pasi që njëjta në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Express

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...