Berisha: S’ka rëndësi ku gjendem unë, me rëndësi kjo qeveri të shkojë në shtëpi

PUBLIKUAR

Deputeti i “Nisma për Kosovën”, Zafir Berisha, në emisionin “Info- Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se është vetëdijshëm për garën e madhe që do të jetë brenda bllokut opozitar se kush do të jetë deputet.

Ai ka thënë se, është i vetëdijshëm, mund të ndodhë që edhe mos të jetë pjesë e legjislaturës tjetër, por për këtë çështje nuk brengoset fare.

“Unë do të isha i lumtur nëse para së gjithash kjo qeveri shkon në shtëpi. Pak rëndësi ka ku gjendem unë. Me rëndësi Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi të largohen, sepse po i bëjnë shumë dëme shtetit. Shumë deputetë tjerë të opozitës mendojnë si unë. Gara e ardhshme do të jetë e rëndë dhe shumë lehtë mund të mbesim jashtë legjislaturës së ardhshme”, ka shtuar Berisha. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...