Botërori 2022, mësohet kombëtarja e 15-të që kualifikohet tutje

PUBLIKUAR

Mësohet emri i skuadrës së 15 që siguron biletën për pjesëmarrjen në Botërorin 2022 që zhvillohet këtë vit në Katar.

Koreja e Jugut ka mundur sot në Dubai Sirinë me shifrat 2-0, duke blinduar vendin e dytë në grup dhe siguruar pjesëmarrjen në turneun e fundvitit.

Golat e Kim Jin-Su dhe Kuon Çang-Hon bënë që “tigrat e Azisë” të siguronin për edicionin e 10 radhazi pjesëmarrjen e tyre në aktivitetin më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Në ndeshjet e tjera të grupeve kualifikuese të Azisë, bie në sy suksesi 1-0 i Iranit të kualifikuar ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, falë golit të Taremit.

Skuadrat e kualifikuara deri tani në Botëror janë: Katari, Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Argjentina, Irani dhe Koreja e Jugut.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...