Lajcak e Escobar presin në takim Listën Serbe, këta të fundit kërkojnë që Asociacioni të zbatohet ashtu siç është nënshkruar

PUBLIKUAR

Emisarët Lajcak e Escobar kanë pritur sot në takim në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë përfaqësuesit e Listës Serbe. Këta të fundit kanë insistuar që Asociacioni të themelohet me kompetenca ekzekutive, raporton Gazeta Express.

Përmes një komunikate Lista Serbe, ka njoftuar se në takimin me Lajcakun e Escobarin, kanë theksuar se serbët kundërshtojnë synimet e institucioneve të Kosovës që ta minimizojnë fuqinë e kompetencave të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe qytetarët serbë kundërshtojnë synimet e Prishtinës për të minimizuar obligimet e tyre sa i përket kompetencave të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe obligimeve të tjera që janë arritur në marrëveshje siç janë fusha e drejtësisë, energjia, diploma dhe realizimi i vizitave të zyrtarëve tek serbët në këtë rajon”, thuhet në komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...