Pas akuzave, Johnson kërkon falje për festat, por nuk dorëhiqet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka kërkuar mbështetjen pas rezultateve të hetimeve ndaj qeverisë së tij për festat e organizuara në rezidencën e tij zyrtare gjatë mbylljes së parë të vendit në 2020-ën.

Sipas këtij raporti, në ndërtesën e qeverisë janë shkelur të gjitha rregullat anti-covid që iu imponuan vendit për shkak të pandemisë. Por Johnson nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe pse në raport flitet për një lidership të dështuar dhe mungesë gjykimi.

Gjatë këtyre festave në zyrën e qeverisë janë shkelur 12 rregulla dhe rreth kësaj po heton tashmë Scotland Jard. Për shumë britanikë ajo që ka ndodhur është me keq se të gënjesh në parlament.

Kryeministri britnik kërkoi faljen para deputetëve në parlament, duke shprehur keqardhje për ato festa dhe për mënyrën e menaxhimit të situatës për të cilën po hetohet. Ai tha se e dinte që kërkesa për falje nuk mjaftonte dhe premtoi reformimin e menjëhershëm të procedurave të qeverisë

Opozita laburiste e konsideroi Johnson si një njeri që nuk ka turp,  të cilit njerëzit nuk i besojnë më. Një nga festat ishte pikërisht për ditëlindjen e tij në 19 qershor 2020 dhe morën pjesë 30 persona, në një kohë që rregullat lejonin deri në gjashtë./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...