Çfarë shkroi mbrëmë në twitter Lajcak pas takimeve me Osmanin, Kurtin e Bislimin

PUBLIKUAR

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak i shoqëruar nga Emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar kanë takuar dje shefen e shtetit Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe  zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, raporton Gazeta Express.

Lajcak ka shkruar se me shefen e shtetit, Vjosa Osmani, ka biseduar për çështjen e të pagjeturve, kurse me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për mënyrat më të mira se si dialogu mund të shërbejë për normalizimin e marrëdhënieve.

 

“Në Kosovë, sëbashku me Emisarin Escobar takova presidenten Vjosa Osmani me të cilën përpos çështjeve tjera u pajtuam në nevojën për të përshpejtuar punën për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur”, ka shkruar Lajcak.

“Në takimin e përbashkët EU-SHBA me kryeministrin Albin Kurti diskutuam për mënyrat më të mira se si ta shfrytëzojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve tutje në 2022”, ka shkruar ai.

Lajcak poasht ka shkruar se me Bislimin kanë diskutuar edhe rreth përgatitjeve për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Në takimin tonë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi ishte mundësi e mirë të vazhdohet biseda jonë intensive për çështjet praktike të dialogut që ka për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne poashtu diskutuam për përgatitjet për takimet e ardhshme të dialogut”, ka shkruar Lajcak

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...