Valon Syla: Dardan Molliqaj gënjeu protestuesit, shkoi e u përlesh me policinë

PUBLIKUAR

Gazetari Valon Syla ka thënë se kauza e protestuesve për shtrenjtimin e rrymës ishte e drejtë, por ai shton se personat që kishin dalur aty nuk ishin në përkrahje të Molliqajt.

PSD organizoi protestë kundër vendimit për shtrenjtim të rrymës ku pati një numër të konsiderueshëm të njerëzve. Syla thotë se kauza e tyre ishte e drejtë por ai shton se askush nuk kishte dalur për t’u përleshur me policinë.

 

“Aty ishte një qytetar diku në moshën 40 vjecare që bënte thirrje për të mos u përleshur dhe për t’u mos thyer pocat e të mos goditet objekti i qeverisë”, thotë Syla.

“Dardan Molliqaj i gënjeu protestuesit. Ai shkoi e goditi policin. Edhe ai polici do ta paguajë rrymën sikur të gjithë të tjerët ndërsa Molliqaj deshi vetëm vëmendje”, shtoi Syla në emisionin Pressing në T7.

Syla po ashtu thotë se Molliqaj u mundua të fitonte vota në këtë protestë.

“Parti e vogël që kacavjerret te kauza e energjisë për t’u rritur. Një VV e vogël që po mundohet me metodat e VV-së së vjetër të fitojë ndonjë votë.”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...