Kokaj: Diku 80 % e deputetëve janë të prekur me Covid-19

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj është shprehur se mendon që rreth 80 për qind e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë të infektuar me COVID-19.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se pjesa më e madhe e tyre janë infektuar për shkak se nuk janë informuar drejtë.

“Ma merr mendja diku 80 për qind janë të prekur, kështu konsideroj. Pjesa më e madhe e tyre janë prekur për arsye se nuk informohen drejtë. Kemi plotë të mençur që dalin atje dhe thonë, maska, këto, çfarë lidhje ka maska për shembull, ose çfarë lidhje ka distanca, pse distancë, ose higjiena. Do me thënë këto tri masa që janë kryesore që janë të domosdoshme, këto i demantojnë”, ka deklaruar ai.

Kokaj është shprehur se ai insiston në Kuvendin e Kosovës që të mos lëshohet klima, pasi që sipas tij, spërkalat e personave të infektuar me COVID përhapen në atmosferë, dhe kësisoj mund të infektohen edhe deputetët tjerë.

“Meqenëse ai nuk lëviz fare, atëherë në qoftë se e ke në mushkri, ti liron pështymë, spërkale të cilat përhapen në atmosferë. Dhe ato si të atilla kanë madhësi e cila është më e madhe se këto që i vendos. Pra ato spërkale përhapen në atmosferë. Unë në parlament luftoj që mos ta aktivizojmë ftohjen d.m.th klimën, me që atëherë nuk ka kuptim distanca fizike“, ka shtuar ai.

Kokaj ka thënë se ai e ka studiuar me kujdes çështjen e maskave, dhe se ato mbrojnë nga virusi.

SHIKO MË SHUMË

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...

Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër,...

Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobët dhe se...