Lajçak: BE dhe ShBA ndajnë vizion të njëjtë për Kosovën

PUBLIKUAR

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Prishtinë, teksa thotë se, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndajnjë vizione të njëjta për Kosovën dhe procesin e dialogut.

Ai tha se se, vizita në Kosovë, dhe takimet që patën me krerët shtetërorë kosovarë, edhe me amerikanin Gabriel Escobar, ishin mundësi e mirë për të diskutuar edhe për planet për të ardhmen europiane të rajonit në përgjithësi.

”Jam sërish në Prishtinë, të vazhdojmë diskutimet me kryeministrin dhe presidenten. Për mua kjo është vizita ime e shtatë në kapacitetin si përfaqësues i BE-së në dialog, por kësaj here jemi së bashku me kolegun dhe shokun tim Escobar.

Dhe kjo është për të dhënë një mesazh shumë të qartë se BE dhe SHBA, punojnë krah për krah dhe ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën, për procesin e dialogut, dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të ardhmen europiane të rajonit. Kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar edhe për planet tona për javët dhe muajt e ardhshëm.

Këtu do të qëndrojmë deri të mërkurën, dhe shpresojmë se do të kemi një fotografi më të qartë për nga e ardhmja dhe se si do të ndërtohet procesi”, u shpreh Lajçak.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...

IHMK tregon si do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se të premten vendi do të përfshihet nga...