Gary Neville nuk ka arritur të fitojë asnjë nga nëntë ndeshjet e tij si trajner i Valencias.
Madje, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales të Copa del Rey kundër Barcelonës pësoi debakël me rezultat 7-0 në Camp Nou, e cila ka bërë që të protestojnë tifozët e Valencias.
Por, me këtë situatë të palakmueshme të anglezit është i lumtur legjenda e futbollit argjentinas, Hernan Crespo, i cili ka kujtuar kohën e 40-vjetarit sa ishte analist i futbollit, transmeton Telegrafi.
“Është më lehtë të flitet për ndeshjet nga televizioni se sa nga stoli”, ka thënë ish-sulmuesi i Chelseat për Fox Sports.
“Unë jam pothuajse i lumtur për problemet e Gary Nevillet te Valencia. Mbaj mend se anglezi ishte shumë i ashpër si ekspert televiziv”, ka thënë Crespo, i cili është trajner i skuadrës nga Serie B, Modena.
Nën drejtimin e Nevillet, skuadra e mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi, ka shënuar tetë gola dhe ka pranuar 13 sosh, ndërsa aktualisht renditet në vendin e 14-të me 25 pikë. /Telegrafi/


