Shiti fshesën pa pëlqim të familjarëve, pas hetimeve arrestohet pejani

PUBLIKUAR

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka shitur një fshesë elektrike, pa pëlqimin e familjarëve, raporton Express

Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 27.01.2022 – 16:50. Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se nga shtëpia, pa pëlqimin e familjarëve tjerë e kishte marrë një fshesë elektrike dhe e kishte shitur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...