Senegali arrin në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

PUBLIKUAR

Senegali e ka mposhtur 3:1 Ekuatorial Guinejan për ta arritur gjysmëfinalen në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Famara Diedhiou e kaloi Senegalin në epërsi me një gol në pjesën e parë, pasi u shërbye nga Sadio Mane i Liverpoolit, raporton Gazeta Express.

Ekuatorial Guineja e barazoi rezultatin përmes Jannick Buyla.

Por zëvendësuesi Cheikhou Kouyate e ktheu epërsinë e Senegalit, para se Ismaila Sarr ta vuloste fitoren me golin e tretë në fund të ndeshjes.

Senegali, i cili s’e ka fituar kurrë këtë turne, do të përballet me Burkina Fason të mërkurën.

Në gjysmëfinalen tjetër të enjten takohen Egjipti dhe Kameruni.

Finalja do të zhvillohet të dielën më 6 shkurt. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...