Natyra Kuçi: E ardhmja është një klasë e re politike, më e përgatitur, më e vetëdijshme dhe më e vërtetë

PUBLIKUAR

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se janë kundër Lëvizjes Vetëvendosje që doli e para në zgjedhje dhe që po e drejton ekzekutivin e vendit.

Ajo është pyetur se “Cilat nga qeveritë e vendit kanë qeverisur më mirë?”.

“Nuk mundem me u përgjigj me po edhe jo. Më herët, kemi qenë opozita kryesore e LDK-së, AAK-së dhe PDK-së, nuk kemi dashtë ata të qëndrojnë. Ne nuk kemi dashtë që edhe Lëvizja Vetëvendosje të vijë në pushtet. Pra, kemi bërë një opozitë shumë të fortë për të kaluarën, dhe jemi një opozitë shumë angazhuar për LVV-në”, ka thënë Kuçi.

“Nëse do të ishte dashtë me zgjedh njërën prej dyjave, do të kishim shkuar tek njëra, por ne nuk kemi shkuar, edhe jemi Partia Social Demokrate. Kështu që, e ardhmja është një klasë e re politike, më e përgatitur, më e vetëdijshme dhe më e vërtetë, e cila kemi dëshira të na bashkohet neve si PSD”, njofton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...