Arsenali e lejon Aubameyangun t’i bashkohet Barcelonës

PUBLIKUAR

Arsenali është i gatshëm ta lejojë Pierre-Emerick Aubameyangun t’i bashkohet Barcelonës në një marrëveshje huazimi, por kalimi i tij në Camp Nou varet nga largimi i Ousmane Dembeles.

Sulmuesi 32-vjeçar është përjashtuar nga Arsenali që prej se i shkeli rregullat disiplinore të klubit në dhjetor, raporton Gazeta Express.

Ai nuk ka luajtur për topçinjtë që prej asaj dite, prandaj është përfolur shumë për largimin e tij nga Emirates.

Për të pati interesim nga Arabia Saudite, pasi klubet në Lindjen e Mesme shprehën gatishmëri për ta paguar huazimin e tij dhe pagën e tij.

Megjithatë, Aubameyang nuk ka pranuar të largohet nga Evropa sepse dëshiron të luajë ende futboll të nivelit të lartë.

Sipas Goal, Barcelona dhe Arsenali janë në bisedime për të arritur marrëveshje huazimi për të.

Një pengesë kryesore është nevoja e Barcelonës për të larguar futbollist para se ta afrojë sulmuesin nga Gaboni.

Goal raporton se Arsenali është i gatshëm ta pranojë ofertën e Barçës për huazimin e Aubameyangut, por ajo nuk mund ta nënshkruhet pa largimin e Dembeles nga klubi.

Nevojitet largimi i ndonjë futbollisti nga Camp Nou për t’i liruar vend Aubameyangut në listën e regjistrimeve në La Liga, për shkak të telasheve financiare të katalonasve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...