Përpjekje për vazhdimin e dialogut

PUBLIKUAR

Zgjidhja e krizës politike dhe pajtimi mes pozitës dhe opozitës po duket i vështirë me takime të ndërmjetësuara nga presidentja Atifete Jahjaga.

Në takimin e së hënës, liderët nuk arritën asnjë përparim në dakordimin për të gjetur zgjidhje në krizën e krijuar në vend. Por, pavarësisht se pozitë e opozitë vazhdojnë të mbesin me qëndrime të kundërta, e para e vendit ka shprehur përkushtimin që të vazhdojë me angazhimin e saj për dialog.

Jahjaga ende nuk ka bërë të ditur se kur do t’i ftojë liderët, por ka theksuar se do të jetë e angazhuar që kjo të ndodhë edhe më tutje.

“Presidentja Atifete Jahjaga do të vazhdojë angazhimin e saj për dialog ndërmjet partive politike parlamentare për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, ka thënë Zyra e Presidentes Jahjaga në një përgjigje për “Zëri”.

Më tutje Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se në takimin e djeshëm nuk ka pasur agjendë të caktuar, porse fokusi ka qenë tejkalimi i situatës së krijuar. “Në takimin e djeshëm agjenda nuk ka qenë e paracaktuar dhe liderët kanë zgjedhur vetë çfarë kanë ngritur. Fokusi i takimit ka qenë tejkalimi i situatës së krijuar në vend”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Por, opozita nuk e ka ndërmend të ndryshojë qëndrim, duke bërë me dije se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për krizën, sipas tyre, të krijuar nga koalicioni qeverisës PDK-LDK. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...