Ministria e Shëndetësisë del me njoftim për vaksinimin e atyre që po planifikojnë shtatzëni, dhe grave shtatzëna

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa foto në rrjetin social Facebook në lidhje me vaksinimin e grave shtatzëna kundër COVID-19, e po ashtu edhe të atyre që planifikojnë shtatzëni dhe grave gjidhënëse raporton Gazeta Express.

Nga kjo ministri kanë thënë se vaksina nuk prek në asnjë mënyrë organet riprodhuese të femrës apo të mashkullit dhe se ajo stimulon sistemin imunitar që të prodhojë antitrupa kundër COVID-19.

Nga MSH kanë thënë po ashtu se gratë shtatzëna janë ato që rrezikohen më shumë nga ky virus.

“Gratë shtatzëna rrezikohen më shumë nga COVID-19 dhe mund të kenë pasoja të rënda si lindja e parakohshme. Studimet tregojnë se përfitimet e marrjes së vaksinës kundër COVID-19 tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të vaksinimit gjatë shtatzënisë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, nga MSH kanë thënë se vaksinat janë të sigurta edhe për nënat gjidhënëse dhe se vaksina nuk transmetohet përmes qumështit të gjirit.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...