Sekretari i përgjithshëm, Imri Ahmeti, anëtarë të Kryesisë, bashkë me familjarë, kryetarin e Istogut, Ilir Feratin, veprimtarë e aktivistë në Istog kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së nënkryetarit të LDK-së e kryetarit shumëvjeçar të Istogut, Fadil Ferati.
“Trashëgimia e madhe që la pas Fadil Ferati do të jetë udhërrëfyes për ne dhe gjeneratat tjera. Ai do të kujtohet gjithmonë për veprimtarinë e tij politike në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, me theks të veçantë për sakrificat dhe vendosmërinë në ndërtimin dhe avancimin e proceseve demokratike”, ka thënë sekretari Ahmeti.




