Neymar mund të largohet nga Barca

PUBLIKUAR

Super ylli i Barcelonës, Neymar Jr. ka lëndë të hapur mundësinë e largimit nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës.

Manchester United dhe Manchester City janë të gatshëm të derdhin para për shërbimet e brazilianit të katalonasve, sipas The Sun.

Pep Guardiola e ka vënë në krye të listës së transferimeve të skuadrës së Citizens gjatë verës, ndërsa United më parë ka informuar Barcelonën se është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit që kap shifrat prej 144 milionë funtesh, transmeton Telegrafi.

Te dyja skuadrat nga qyteti i Manchesteri janë të gatshëm ta paguajnë 24-vjeçarin një milionë funte në javë.

Megjithatë, çdo veprim varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ku si po rrjedhin gjërat, United ka të ngjarë se do të humbasë mundësinë për të përfunduar në top katërshen e madhe të Ligës Premier. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...