Donaldi dënohet nga “Vëllai i Madh”, kjo është arsyeja

PUBLIKUAR

Banori i Big Brother Vip është dënuar nga Vëllai i Madh.

 

Kanë kaluar më shumë se 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Aktori Donald Veshaj është pjesëmarrës që nga data e nisjes së formatit.

Gjatë këtyre ditëve Donaldi ka përjetuar ndjenja të ndryshme, takimi dhe puthja me Borën, lidhja me Beatrixën, takimi me familjarët si dhe shoqërinë.

Në përgjithësi gjatë këtij 100 ditëshi në shtëpi kanë ardhur Adriana Matoshi për Arjolën, Klajdi dhe Bruno për Fifin, Elgit Doda për Donaldin, Sabiani për Ilirin, Argjira dhe Fjoralba për Einxhel, Olta Dako pë Monikën, Vllaznia për Meridianin etj.

Pavarësisht këtyre suprizave të dedikuara nga “Big Brother” për kënaqësinë dhe argëtimin e banorëve “Vëllai i Madh” ka sjellë edhe një sërë artistësh të tjerë të cilët kanë respektuar formatin dhe rregullat duke dhuruar vetëm argëtim për ta.

Mbrëmë ishte i ftuar Mozzik, i cili u pa i afërt me Donaldin të cilit po pretendohet se i ka dhënë informacionet nga jashtë.

Tutje thyerja e rregullores është bërë edhe nga ana e Donaldit teksa ftoi në ambientet e brendshme të shtëpisë së “Big Brother” artistin pa marre leje tek “Vëllai i Madh”.

Nëpërmjet një zarfi të zi, “Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë Donaldin, dënim të cilin ai do ta zbulojë spektaklin e së martës./Lajmi.net/

Video Player

SHIKO MË SHUMË

Në orët e vona, Kushtrim Kelani publikoi një selfie me Aurorën

Kushtrim Kelani ka ngjallur reagime në rrjetet sociale pasi ka publikuar një selfie në...

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...