Përveç PDK-së, në protestë u pa edhe një deputet i AAK-së së Haradinajt

PUBLIKUAR

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është parë sot të marr pjesë në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express.

Se ka marrë pjesë në këtë protestë e ka konfirmuar vet Lekaj për Express.

“Po isha si deputet”, tha shkurt ai për gazetën.

Ndërkohë, AAK-ja përmes një reagimi për media dje kanë thënë se nuk janë pjesë e organizimit të kësaj proteste.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, thuhej në njoftimin për media të AAK-së. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...