Ajo e ka mbajtur veten të zënë gjatë javëve të fundit me xhirimet e “The Voice Australia”.
Rita Ora shijoi një ditë pushimi të merituar të mërkurën, duke kaluar festën publike të Ditës së Australisë duke u stërvitur në palestrën e saj të preferuar në Sidnei, transmeton lajmi.net
ëngëtarja britanike, 31 vjeçe, shfaqi figurën e saj të tonifikuar me një bluzë rozë dhe dollakë gri teksa dilte nga palestra me një mikeshë. Pjesa e sipërme sportive e Ritës i ishte ngjitur aq fort në gjoks, saqë ajo zbuloi ndoshta pak më shumë nga sa kishte menduar.

Ajo bashkoi ansamblin e saj me atlete jeshile dhe stiloi flokët e saj biondë lirshëm.
Më herët atë ditë, ajo kishte shpërndarë një galeri fotosh në Instagram duke njoftuar partneritetin e saj me kompaninë japoneze të makinave “Mazda”.

Rita pozoi me një fund të ndarë në kofshë dhe bluzë të përputhshme së bashku me makinën e saj, të cilën një përfaqësi lokale e kishte siguruar për qëndrimin e saj në Sidnei.



