Shkrepje plumbash në Prishtinë, ka të plagosur (Foto)

PUBLIKUAR

Policia konfirmon për lajmi.net se nga shkrepja e plumbave, një person është plagosur, raporton lajmi.net.
Një incident me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Policia konfirmon për lajmi.net se nga shkrepja e plumbave, një person është plagosur, raporton lajmi.net.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. Policia ka bllokuar me shirit lokalin ku ka ndodhur incidenti, ndërkohë autoambulanca ka ardhur në vendin e ngjarjes, për të dhënë ndihmen e parë, të plagsurit, identiteti I të cilit tash për tash nuk dihet.
Incidenti
Fotografi e shkrepur nga Donika Krasniqi, gazetare e lajmi.net, vetëm disa minuta pas incidentit
Donika Krasniqi, gazetarja e lajmi.net, e pranishme në vendin e ngjarjes, njofton se njerëzit janë larguar të frikësuar nga lokali.
I kontaktuar nga lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, pasi konfirmoi incidentin, deklaroi se hetuesit janë në vendin e ngjarjes.
Ai tha se tash për tash ende nuk dihen motivet e rastit./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...