Gjatë ditës së nesërme, ynë do t’ju nënshtrohet masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto kushte, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në orët e vona reshjet e shiut do të jenë të përziera edhe me fjolla bore, kryesisht në vise me lartësi mbidetare mbi 850 metra.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1-11m/s, kurse në disa pjesë të Dukagjinit shpejtësia e erës do të jetë mbi 16m/s. /Telegrafi/


