Sa kushton bileta Austri – Shqipëri?

PUBLIKUAR

Federata e Austriake e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave dhe vendet e stadiumit për ndeshjen miqësore që Austria do të luajë kundër Shqipërisë në “Ernst Happel”, më 26 mars, në orën 17: 30, në Vjenë të Austrisë, raporton albinfo.ch.

Sipas faqes zyrtare të Federatës Austriake të Futbollit oefb.at, ajo që bie në sy është një detaj i hollësishëm, si dhe favorizimi i disa shtresave të njerëzve, për të cilët do të jenë biletat me çmime më të ulura se sa të tjerët. Në këtë favorizim do të përfshihen pensionistët, ushtarët dhe studentët, ndërkohë për invalidët dhe personat me shikim të dëmtuar hyrja do të jetë falas. Bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 40 euro.

Në vijim iu sjellim edhe çmimet e biletave sipas sektorëve në stadium:

Pas porte: Sektori C / D (tifozët austriakë) – A / F Bileta për të rritur – 24,00 euro. Të rinjtë deri 19 vjeç, studentë deri 26 vjeç – 19,00 euro.Pensionistë, ushtarë, invalidë, fëmijë deri në 14 vjeç – 8,00 euro.

Tribuna përballë: Sektori B / E – Rangu 1 dhe 2. Bileta për të rritur – 40,00 euro. Të rinjtë deri 19 vjeç, studentë deri 26 vjeç – 32,00 euro.Pensionistë, ushtarë, invalidë, fëmijë deri 14 vjeç – 14,00 euro.

Tribuna kryesore: Sektor B / E – Rangu 3. Bileta për të rritur – 32,00 euro. Të rinjtë deri 19 vjeç, studentë deri 26 vjeç – 26,00 euro.Pensionistë, ushtarë, invalidë, fëmijë deri 14 vjeç – 10,00 euro.
Biletat e handikapëve, invalidë në karrocë – falas.

Të verbër dhe me shikim të dëmtuar – falas. Shoqëruesit e tyre – 15,00 euro.

Në sektorët C dhe D (sektori i tifozëve austriakë), për shkak të aktiviteteve të tifozëve atje mund të ketë pengesa shikimi (flamuj, koreografi, etj).
Biletat kanë filluar të shitën nga ora 10:00 e datës 9 shkurt.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...