Mbi 9,000 raste aktive me COVID-19 vetëm në Prishtinë

PUBLIKUAR

Prishtina po vazhdon të prijë ndër qytete, sa i përket numrit të rasteve aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në kryeqytet ka arritur në 9,473.

Pas Prishtinës me më shumë raste aktive janë Peja me 2,238 dhe Mitrovica me 1,906 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 6 të vdekur e 3,917 raste të reja si pasojë e COVID-19.

Nga 3,917 rastet e reja, 973 janë regjistruar vetëm në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...