Gashi: Pushteti është përgjegjës për krizën

PUBLIKUAR

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, për të diskutuar për dialogun pozitë-Opozitë, zgjedhjen e presidentit dhe situatës aktuale politike, i ftuar ishte Arben Gashi, deputet i LDK-së.

Gashi ka deklaruar se për zgjedhje duhet dialog, ndërsa ka shtuar se liderët politikë herët apo vonë do të ulen në tryezë me përfaqësues të pushteti.

“Nëse duam zgjidhje, duhet të ulemi e të bisedojmë. Deklaratat e djeshme të pjesëmarrësve në takim ishin më të ashpra pas takimit se para takimit. Kjo do të thotë se në takimin me presidenten nuk ka shkuar çdo gjë në rregull. Ose nuk ka qenë i organizuar si duhet takimi, ose brenda ka pasur shumë mospajtime. Sido që të shkojë situata, Haradinaj e Limaj nuk kanë qare pa u ulë në tavolinë. Kjo do të duhej të ndodhte shumë më herët. Realisht, është dashur të ulen e të diskutojnë para se të nënshkruhen edhe marrëveshjet. Mos përfshirja e të gjithë akterëve politikë na ka sjellë në një situatë të tillë. Përgjegjësia e krizës bie mbi ata që janë në pushtet. Mirëpo, nëse opozita vazhdon sjelljen arrogante dhe përjashton çdo variant të zgjidhjes, atëherë kjo kalon në diçka tjetër”, ka thënë Gashi.

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...