“Besoj në Eden Hazardin…”

PUBLIKUAR

Cilësitë e një futbollisti nuk mund të humbasin brenda natës, thotë Kroos.

Eden Hazard asnjëherë nuk ka treguar në Real Madrid atë që bëri për shumë vite në Angli me Chelsean.

Sido që të jetë, Toni Kroos ka shumë besim se Hazard do të gjejë shkëlqimin e dikurshëm.

Në një intervistë për TVE, ai tha; “Besoj në Eden Hazardin, nuk humbin cilësitë e një futbollisti brenda natës”.

Hazard nuk është zgjedhja e parë e Carlo Ancelottit, para të cilit në sulm startojnë Vinicius, Rodrygo dhe Asensio.

Sido që të jetë, belgu po lufton që të vërtetojë se çfarë di të bëjë në fushë dhe të ndihmojë Realin për të fituar të tjerë trofe këtë edicion, pas triumfit në Superkupën e Spanjës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...