A e dini pse kamionët ndonjëherë kanë rrota të ngritura?

PUBLIKUAR

Në rrugë mund të shihni shpesh kamionë me rrota të ngritura.

Kjo është e vërtetë për kamionët e mëdhenj me shumë boshte.

 

Kamionët me shumë boshte mund të transportojnë më shumë ngarkesë, por kur vozitni pa ngarkesë, boshtet shtesë nuk kanë kuptim.

Për më tepër, më shumë rrota “në kontakt me tokën” do të thotë gjithashtu konsum më i lartë i karburantit dhe gomat konsumohen në mënyrë të panevojshme, përcjell Telegrafi.

Prandaj, kamionët kanë një sistem ngritës të rrotave, kështu që vetëm boshti i lëvizjes mbetet në kontakt me tokën.

Për shembull, Scania deklaron në materialet e saj zyrtare se sistemi i saj i ngritjes së boshtit kursen deri në 6% në konsumin e karburantit, si dhe zvogëlon konsumin e gomave.

I gjithë procesi i ngritjes së rrotave zgjat 25 sekonda. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...