Supremja reagon për gjendjen e rëndë në Pallat, kërcënon me ndjekje penale

PUBLIKUAR

Të ballafaquar çdo ditë me gjendjen e rëndë në Pallatin e Drejtësisë, pasojat e të cilës gjendje po i ndjenë në shëndet, kryetari i Gjykatës Supreme, gjyqtarët dhe stafi mbështetës, me shqetësim e kanë pritur edhe publikimin në media të një ekspertize profesionale, e autorizuar nga Prokuroria, në të cilën konstatohet se oksigjeni në këtë ndërtesë është 11 herë nën normat e lejuara.

Në këtë ekspertizë, siç citojnë mediat, ambienti brenda pallatit është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.

“Të ballafaquar me pasojat e kësaj gjendjeje, gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës Supreme është dashtë disa herë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Dhimbjet e kokës, syve, gjakderdhje nga hunda, plogështi dhe marramendje, janë vetëm disa nga simptomat që manifestohen te shumica e stafit në këtë gjykatë. Ndaj, të shqetësuar thellë për mos-reagimin institucional të organeve kompetente, të habitur me mbajtjen sekret të ekspertizës, kërkojmë hapa urgjent në sanimin e gjendjes, në mënyrë që të mbrohet jeta dhe shëndeti i individit”, thuhet në reagim.

Përkundër adresimit të problemeve të shfaqura në Pallat, Gjykata Supreme nuk ka parë asnjë përmirësim në këtë drejtim, ndaj kjo gjykatë, kërkon që sa më shpejt të intervenohet në hapjen e dritareve, pasi sistemi i ventilimit është dëshmuar joefikas, ndërkohë që jeta e punëtorëve po rrezikohet çdo ditë.

“Nëse përkundër gjithë këtyre reagimeve, kompetentët nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të sanuar gjendjen këtu, personat përgjegjës, për lëshimet e tilla, do të përgjigjen edhe penalisht për mosveprim”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...