Rina Balaj realizon fotosesion të mrekullueshëm për ditëlindjen e 22-të

PUBLIKUAR

Reperja e popullarizuar nga Istogu, Rina Balaj, feston sot (e enjte) një ditë të veçantë.

E lindur më 27 janar të vitit 2000, ajo sot mbush plot 22 vite jetë të shëndetshme e me shumë suksese në karrierë.

Krijuesja e hitit “Ideal” me këtë rast ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin po ashtu ka marrë vëmendje të madhe.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Për të mbajtur mend këtë vit, artistja ka përzgjedhur një fustan të shkurtër ngjyrë rozë e me disa aksesorë të bardhë.

Dukjen e kompletoi me një ‘look’ atraktiv e flokë të kapura që e bënë të shfaqej edhe më unike.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

“22”, ka shkruar ajo duke mos shtuar asgjë në lidhje me përvjetorin e 22-të të lindjes.

Sido që të jetë, Rina ka pak vite që i është bashkuar skenës muzikore por që solli hite të shumta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...