Tifozët e Manchester Unitedit kanë shpresuar për investime në afatin e janarit, mirëpo i vetmi përforcim që bëri klubi ishte rikthimi i Will Keane nga huazimi te Preston.
23-vjeçari ishte vlerësuar shumë për talentin e tij si pjesë e ekipit të të rinjve, mirëpo një lëndim i ligamentit të gjurit në vitin 2012 e ngadalësoi zhvillimin e tij.
Louis Van Gaal vendosi ta kthente nga huazimi në muajin e kaluar, mirëpo ai akoma nuk ka luajtur për ekipin e parë.
Megjithatë, trajneri duhet ta marrë parasysh sulmuesin, pasi në një ndeshje të U21, ai shënoi pesë gola në fitoren prej 7-0 kundër Norwichit. /Telegrafi/


