Në Maqedoni ka 290 doktoratura të kopjuara

PUBLIKUAR

Mbi 290 punime të doktoraturës në Maqedoni kanë rezultuar plagjiat, për shkak se një pjesë e madhe e këtyre punimeve janë zbuluar me materiale të kopjuara dhe të përshkruara nga punime dhe libra tjerë shkencor. Kjo është zbuluar nga sistemi kompjuterik dhe softueri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili ka alarmuar se shumë punime doktorature të finalizuara janë përpunuar me materiale të huazuara dhe të përshkruara, njofton INA.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës pritet të ndërmarrë masa për të gjitha doktoraturat e dyshimta, dhe në rast se rezultojnë plagjiat, atëherë institucionet arsimore që kanë dhënë këto tituj apo komisionet e formuara pranë kësaj ministrie do ti marrin titullin shkencor personit apo shkencëtarit të caktuar. Në vendet e BE-së vazhdimisht po shpërthejnë skandale lidhur me plagjiaturat e punimeve shkencore.

Në Maqedoni deri tani nuk ka ndodhur që ndonjë shkencëtari ti merret titulli shkencor. Mirëpo, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së shpejti do të nis një fushatë të tillë, duke pasur në qendër të vëmendjes të gjithë titujt shkencor të punonjësve të shkencës nëpër universitete dhe atyre që kanë përfituar titujt shkencor në universitetet shtetërore, private dhe të huaja./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...