Pas interesimit të United dhe Tottenham, Leicesteri ia vazhdon kontratën portierit

PUBLIKUAR

Leicester City ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën portierit Kasper Schmeichel.

Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë të interesuar për shërbimet e danezit, mirëpo lideri i Ligës Premier nuk e ka në plan ta lëshojë lojtarin, njofton The Sun.

29-vjeçari është pjesë e Leicesterit nga viti 2011 kur u transferua nga Leeds United.

Në ndërkohë, kontrata pritet t’i vazhdohet edhe mbrojtësit Danny Simpson.

Ndryshe, Leicester City i ka befasuar të gjithë këtë sezon duke rrëmbyer kreun e kampionatit anglez dhe konsiderohet një nga favoritët kryesorë për titull. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...